2009-08-19 17:47:56

Nikaragua: Rritet intoleranca kundër katolikëve. Tre ipeshkvij kërcënohen me vdekje.


(19.08.2009 RV)RealAudioMP3 “Kisha e Nikaraguas do të vazhdojë misionin e saj ungjillëzues pavarësisht dhunës gojore, shantazheve dhe kërcënimeve me vdekje që kanë marrë tre ipeshkvijë”. Kështu i komentoi kryeipeshkvi i Managuas Imzot Leopoldo Brenes, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Nikaraguas, letrat me kërcënime që morën ditët e fundit Imzot Huan Abelardo Mata, ipeshkëv i Estelì, Imzot Bernardo Hombah, ipeshkëv i Granadës dhe Imzot René Sandigo, ipeshkëv i Çontales. Në të vërtetë ka disa ditë që është ashpërsuar dhuna gojore dhe intoleranca që po përjeton vendi qysh nga nëntori i 2008, atëherë kur zgjedhjet vendore, të cilat i fitoi partia në fuqi “Fronti Sandinist”, u quajtën të manipuluara. Ditët e kaluara ipeshkvijtë me anë të një deklarate dënuan sulmet kundër protestuesve që mbrojnë votën e lirë. Pas kësaj sulmet kundër Kishës dhe prelatëve kanë ardhur duke u shtuar.







All the contents on this site are copyrighted ©.