2009-08-18 16:46:05

Shimon Perez: “Izraeli nuk e kërcënon Iranin por Irani kërcënon Izraelin”.


(18.08.2009 RV)Sipas agjencisë ruse Interfaks presidenti izraelit Shimon Perez deklaroi sot se vendi i tij nuk e kërcënon Iranin por se është Irani ai që e kërcënon Izraelin. Perez duke folur me gazetarët pas takimit që zhvilloi me presidentit rus Dmitri Medvedev në Soçi, në Detin e Zi, tha se Tel Avivi nuk e kërcënon Teheranin, por nuk harroi të vërë në dukje kontradiktat me vendin islamik. “Irani – shpjegoi Perez – është i vetmi vend në botë anëtar i OKB-së që dëshiron të asgjësojë një tjetër shtet anëtar të OKB-së. Po ashtu presidenti iranian mohon holokaustin, një gjë kjo e turpshme edhe për vetë popullin iranian” –vijoi presidenti izraelit. Sidoqoftë, në fund të bisedës me gazetarët Perez shprehu optimizmin e tij lidhur me këtë çështje duke shtuar se “ekzistojnë mundësitë për zvogëlimin e këtij rreziku”.







All the contents on this site are copyrighted ©.