2009-08-18 16:45:10

Nëntë të vrarë sot nga atentatet në Afganistan.


(18.08.2009 RV)Një autokolonë e trupave Isaf u sulmua sot paradite në Afganistan nga persona të armatosur. Nga luftimet mbetën shtatë civilë të vrarë ndër të cilët edhe dy nëpunës afganë të OKB-së. Zëdhënësi i misionit UNAMA të OKB-së për Afganistanin tha se personeli që u përfshi në luftime nuk ishte me ndonjë detyrë të posaçme por se po transferohej thjeshtë nga një bazë e OKB-së në tjetrën. Po ashtu edhe dy ushtarë amerikanë u vranë po sot nga një bombë në Kabul në një atentat tjetër. Tani që vendi është në prag të zgjedhjeve presidenciale talebanët e kanë intensifikuar aktivitetin e tyre me qëllim që ta destabilizojnë situatën në vend.







All the contents on this site are copyrighted ©.