2009-08-17 17:11:51

Sot u kremtua Shën Euzebi Papë.


(17.08.2009 RV)RealAudioMP3 Të dhënat për Shenjtin janë të pakta. Dihet se ishte grek, se e drejtoi Kishën universale nga 18 marsi i vitit 309, kur u zgjodh papë, e deri më 17 gusht të të njëjtit vit, kur ndërroi jetë, duke e dëshmuar me guxim Krishtin e se, gjatë kësaj papnie të shkurtër, u mor me të ashtquajturit ‘lapsi’, dmth me ata që gjatë persekutimeve e kishin mohuar fenë e krishterë, ndërsa në kohë paqeje, kërkonin të riktheheshin në gjirin e Kishës.
Vdiq në mërgim, në Siceli, ku u internua nga Maksenci. Fitoi kështu palmën e martirit. Pas vdekjes u mbart në Romë e u varros ndër Katakombat e Shën Kalistit, pranë papës Kaio, në një kriptë të gjërë e të ajrosur mirë, që shërbente dhe për kremtimet e bashkësisë.
Papnia e tij tregohet në një këngë lavdërimi, shkruar nga Papa Damasi I.







All the contents on this site are copyrighted ©.