Franca paguan 300 mijë dollarë për lirimin me kusht të Klotildë Reis.
(17.08.2009 RV)Mjetet iranine të informacionit njoftuan se Franca ka paguar
300 mijë dollarë për lirimin me kusht të studjueses francezeKlotildë Reis.
“Klotildë Reis u lirua mbasi pagimit të shumës prej 300 mijë tomanësh (e barabartë
me 300 mijë dollarë amerikanë). Po ashtu edhe hetimet në ngarkim të saj u mbyllën”.
Kështu u tha sot agjencive iraniane Mehr dhe Fars prokurori i Teheranit Saed Mortazavi.
Ndërsa dje, ministri i jashtëm francez Bernar Kushne deklaroi se nuk është paguar
një shumë tepër e madhe, vetëm disa mijëra euro.