2009-08-12 18:06:46

Benedikti XVI lutet për Euniçe Shriver Kenedi, që ndërroi jetë në moshën 88 vjeçe: kujtohet impenjimi i saj në ndihmë të njerëzve me aftësi të kufizuara.


(11.08.2009 RV)Në një letër, drejtuar familjes së Euniçe Shriver Kenedi, që ndërroi jetë dje, në moshën 88 vjeçare, imzot Pietro Sambi, nunc apostolik pranë SHBA-ve, shprehu afërsinë dhe lutjen Papës. Benedikti XVI i siguroi familjarët e së Ndjerës se lutet që Zoti t’i japë pushimin e pasosur e dritën e pambaruar, sepse gjatë jetës së saj bëri shumë në ndihmë të njerëzve me aftësi të kufizuara mendore e fizike.
Euniçe, motër e Xhon F. Kenedit, e senatorëve Robert e Ted, katolike, si e gjithë familja, ndihmoi shumë për themelimin e Lojrave të posaçme Olimpike, apo Paraolimpiadës, që filloi në vitin 1968. Qe prekur personalisht nga e motra, Rozmari, e prekur prej një sëmundjeje mendore. Prandaj imzot Sambi, në letrën e ngushëllimit drejtuar familjes të së Ndjerës, kujton kryesisht fenë e gjallë e shërbimin e saj bujar shoqëror.








All the contents on this site are copyrighted ©.