2009-08-11 17:16:58

Iran: Indinjatë për torturat kundër kundërshtarëve të arrestuar


Rritet shqetësimi i autoriteteve iraniane për thellimin e krizës politike në vijim, që po trondit vendin pas zgjedhjeve të trazuara presidenciale të qershorit të kaluar. Lajmet, që flasin për keqtrajtime e tortura, ushtruar mbi kundërshtarët e arrestuar gjatë manifestimeve, për t’i detyruar të bëjnë dëshmi të rreme, ka shkaktuar një valë indinjate në arenën ndërkombëtare.
Çmimi Nobel për Paqen, avokatja iraniane, Shirin Ebadi, i bëri thirrje sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara të shkojë në Teheran për të vërtetuar personalisht shkeljet e të drejtave të njeriut nga ana e autoriteteve iraniane.







All the contents on this site are copyrighted ©.