2009-08-10 17:53:13

Ndeshje ndërmjet një avioni të vogël e një helikopteri në qiellin e Nju Jorkut: 9 viktimat


(10.08.2009 RV)Nëntë persona besohet se kanë vdekur, pasi një helikopter me turistë italianë, u përplas në ajër me një aeroplan të vogël, mbi lumin Hudson në Nju Jork.
Mediat njoftuan se kufomat e dy të rriturve dhe të një fëmije u nxorën nga lumi disa orë pasi përplasjes. Aksidenti ndodhi pikërisht në momentin kur rrugët përskaj lumit ishin të mbushura përplot me njerëz.
Dëshmitarët pamorë theksuan se dy mjetet e fluturimit ranë në lumë ndërmjet Manhatanit dhe Nju Xhersit.







All the contents on this site are copyrighted ©.