2009-08-10 17:52:38

Lirohet ekuipazhi i Bukaner, rrëmbyer nga piratët somalë


(10.08.2009 RV)Mbrëmë u lirua ekuipazhi i rimorkiatorit Bukaner, rrëmyer më 11 prillin e kaluar nga piratët somalë në ujërat e Gjirit të Adenit.
Autoritetet italiane njoftuan sot se 16 marinarë, përfshirë këtu edhe 10 italianë, të cilët para katër muajve ishin rrëmbyer nga piratët në Somali, u liruan, pasi që piratët u larguan nga anija e tyre.
Ministri i jashtëm i Italisë, Franko Fratini, theksoi se për lirimin e marinarëve u lajmërua gjatë bisedës telefonike me kryeministrin e Somalisë, Omar Sharmarken.
Anija u rrëmbye më 11 prill në Gjirin e Adenit, me 16 anëtarë të ekuipazhit, 10 prej tyre italianë, pesë rumunë dhe një kroat. Anëtarët e ekuipazhit kanë konfirmuar se piratët janë larguar nga anija dhe se tani janë ata që e kontrollojnë anijen - njoftoi Fratini.







All the contents on this site are copyrighted ©.