2009-08-09 12:51:32

Turqi: kërcënohet një i krishterë, që shpërndante Biblën


(09.08.2009 RV)RealAudioMP3 Një veprimtar i krishterë u kërcënua, duke i vënë thikën në grykë, ndërsa shpërndante Bibla në rrugët e Stambollit. Ngjarja, më e freskëta e një serie të gjatë shfaqjesh të intolerancës fetare, ndodhi para syve të dhjetra kalimtarëve në lagjen Kadikoj, në bregdetin aziatik të qytetit të madh turk. Agresori, Jasin Karasu, 24 vjeç, shitës cd-sh të vjedhura, iu vërsul papritmas 34 vjeçarit Ismail Ajdini, ia mbuloi kokën me flamurin turk e, më pas - sipas njoftimit të gazetës Haber Turk – ia vuri thikën në grykë, duke bërtitur sa i hante zëri: “Këtu është Turqi, nuk mund të shpërndahen Bibla këtu, merr vesh!”. E njëjta gazetë njofton se agresori u arrestua menjëherë nga policia.
Kujtojmë se në vitin 2006 meshtari italian don Andrea Santori, misionar në Turqi, u vra në Kishën katolike të Trabzon-it.
Një vit më pas, tre pastorë protestantë, një misionar gjerman e dy turq të kthyer në fenë e krishterë, u mbytën mizorisht në Malatija.







All the contents on this site are copyrighted ©.