2009-08-09 12:48:50

Papët Vojtila e Racinger për Shën Benediktën e Kryqit


(09.08.2009 RV)Në audiencën e përgjithshme të 13 gushtit të kaluar, duke folur për Shën Benediktën e Kryqit, që u përkujtua sot nga Kisha katolike, Papa u ndalua tek dy dëshmi shenjtërie të epokës sonë: të Pajtores së Evropës e të Shën Maksimilian Maria Kolbes:
Në dukje jetët tyre mund të konsiderohen një disfatë e vërtetë, por pikërisht në martirizimin e tyre shkëlqen drita e dashurisë, që mund errësirën e egoizmit e të urrejtjes. Njihen si të Maksimilian Kolbes fjalët e mëposhtme, që ai i tha në kulmin e tërbimit të persekutimit nazist: “Urrejtja nuk është forcë krijuese; krijuese është vetëm forca e dashurisë”’. E provë heroike e dashurisë ishte dhurimi bujar i vetvetes për shpëtimin e shokut të burgut, të cilit i zuri vendin në bunkerin e urisë, ku edhe do të vdiste më 14 gusht 1941”.
Edit Shtain – vijoi të kujtonte Papa – tri ditë para fundit të saj dramatik, duke biseduar me disa simotra të Kuvendit të Ehtit, në Holandë, u pati thënë: “Jam gati për gjithçka. Jezusi është edhe këtu, mes nesh. Deri tani kam mundur të lutem mrekullisht mirë e të them me gjithë zemër: “Ave, Crux, spes unica” – “Të falem Kryq, e vetmja shpresë”:
Dëshmitarët që munden të shpëtonin nga masakra e tmerrshme, tregojnë se Tereza Benedikta e Kryqit, ndërsa ecte e vetëdijshme drejt vdekjes, veshur zhgunin karmelitan, dallohej për qëndrimin e saj plot paqe, për qetësinë e për vëmendjen ndaj të gjithëve. Lutja ishte e fshehta e Shenjtores Pajtore të Evropës së cilës, edhe pasi iu kushtua plotësisht së vërtetës në paqen e jetës kundruese, iu desh ta jetojë deri në fund të fundit misterin e Kryqit” (Letra Apostolike ‘Spes ǽdificandi’; ‘Mësimet e Gjon Palit II’, XX, 2, 1999, fq. 511).







All the contents on this site are copyrighted ©.