Bangladesh: kërcënohet me vdekje familja e një të riu, kthyer në fenë e krishterë
(09.08.2009 RV)Në Dhaka të Bangladeshit,
familja e një djaloshi të kthyer në fenë e krishterë, kërcënohet me vdekje. Një grup
ekstremist islamik, jashtë ligji për qëndrime të dhunshme, i kërkoi babait të tij
ta flijonte, sepse kishte mbuluar me turp gjithë bashkësinë, së cilës i përkiste.
Këto kërcënime – sipas mendimit të specialistëve – nuk duhen nënvleftësuar në asnjë
mënyrë, sepse mund të kenë pasoja të rënda. Por i kërcënuari, duke u lidhur me agjensinë
AziaNjuz, deklaroi: “Nuk guxojmë as të shkojmë në polici për të hapur padinë”. I
riu Rashidul Amin Kandaker, pasi u diplomua, shkoi në Australi për të përhapur veprimtarinë
tregtare të familjes. Këtu u tërhoq fort nga bukuria e fesë së krishterë e, më 26
korrik 2008, u pagëzua nga Atë Dominik Çeresoli, famullitar i Kishës së Shën Terezës
në Sidnei. Sapo u mor vesh kjo ngjarje, familja nisi të shikohej me sy të shtrembër
nga e gjithë bashkësia islame. Pastaj erdhën edhe kërcënimet. Babait të Rashidulit,
që u tremb për vdekje nga kërcënimet, i ra pika e mbeti pjesërisht i paralizuar nga
ku lajm, pas të cilit i konsideron të krishterët si armiqtë më të rrezikshëm të islamikëve.