2009-08-08 14:46:16

Gripi “A/H1N1: “Irani ndalon shtegtimin në Mekë”


(08.08.2009 RV)Sipas njoftimit të agjensive kryesore të lajmeve, frika nga mundësia e përhapjes së gripit A/H1N1, i cili dje shkaktoi të vdekurin e parë në Iran, i bindi autoritetet e Republikës Islamike ta ndalojë, për herë të parë, shtegtimin në Mekë. Ndalohet si Umra, që njihet si shtegtimi i vogël e që bëhet me 22 gusht e më 19 shtator, gjatë Ramazanit (muaj i agjërimit e i flijimit), ashtu edhe haxhillëku i muajit nëntor. Njoftimin e dha Ministri i shëndetësisë, Mohamad Bager Lankarani, i shqetësuar nga përhapja e sëmundjes, që deri tani ka prekur mbi 144 vetë. Teherani druhet se prania e miliona shtegtarëve në Mekë, mund ta shtojë rrezikun e përhapjes së virusit.
Vetë Arabia Saudite i ftoi, pak ditë më parë, myslimanët nën moshën 12 vjeçare e mbi 65 vjeç, e sidomos të sëmurët, ta shtyjnë shtegtimin e madh, Haxhinë, që njihet si një nga pesë shtyllat e Islamit.







All the contents on this site are copyrighted ©.