2009-08-07 14:51:20

Sot me 7 gusht bie 101 vjetori i lindjes së Eqrem Çabejt


(07.8.2009 RV)Me 7 gusht 1908 lindi eruditi Eqrem Çabej, një nga figurat më të shquara të shkencës, arsimit dhe kulturës shqiptare. Shkollën e mesme e kreu në Gjirokastër, për të vazhduar studimet e larta për filologji në Klagenfurt, Grac dhe Vjenë të Austrisë dhe u specializua më pas në gjuhësinë krahasuese indoevropiane. Veprimtarinë shkencore e shtjelloi në gjuhësi, por edhe në folklor, etnografi dhe histori të letërsisë. U nda nga jeta në 13 gusht 1980. Eqrem Çabej ka publikuar një sërë veprash, studimesh, monografi, artikuj shkencor. Disa nga publikimet e tij janë:
- "Meshari" i Gjon Buzukut
-"Hyrje në Indoeuropianistikë"
-"Studimet etimologjike në fushën e shqipes"
-"Hyrja në historinë e gjuhës shqipe"
-"Fonetika historike e shqipes"
-"Shqipja në kapërcyell"
-"Shqiptarët midis perëndimit dhe lindjes"
-"Fjalor i gjuhës shqipe"

Studime gjuhësore:
- Tekste italo-shqiptare (1935)
- Elemente dialektore nga Italia
- Marrëdhëniet midis shqipes dhe rumanishtes
- Shprehje dhe frazeologji paralele në gjuhët ballkanike
- Atlasi gjuhësor shqiptar
Nga fusha e folklorit dhe e letërsisë mund të përmendim ndër të tjera:
- Kënga e Lenorës në poezinë popullore shqiptare
- Zakone dhe doke të shqiptarëve
- Konstandini i vogëlith dhe kthimi i Odiseut
- Për gjenezën e literaturës shqipe
- Kulti dhe vijimi i hyjneshës Diana në Ballkan.







All the contents on this site are copyrighted ©.