2009-08-07 20:06:14

Irak:në një atentat në Mosull vdesin 21 e plagosen 72 të tjerë


(07.8.2009 RV)Nga një atentat në qytetin irakian të Mosulit, kanë vdekur 21 persona e 72 janë plagosur. Kështu njoftojnë burimet lokale të cituara nga Tv ‘al-Arabiya’. Një autobombë ka shpërthyer në hyrje të xhamisë shiite ‘Husseiniya’. Shpërthimi ka ndodhur pikërisht derisa besimtarët po dilnin nga lutja e së premtes. Xhamia ishte e mbushur përplotë me besimtarë të cilët këtyre ditëve kremtojnë përvjetorin e lindjen së imamit Mahdi. Atentati i sotëm në Mosul është ndër sulmet më të rënda terroriste kundër besimtarëve islamë shiitë.







All the contents on this site are copyrighted ©.