2009-08-06 19:04:23

Pakistan: protestat e të krishterëve kundër dhunës integraliste islame


(06.8.2009 RV)“Të krishterët kanë të drejta të barabarta në Pakistan e Shteti ka përgjegjësinë për t’i mbrojtur”. Kështu tha kryeministri i Pakistanit, Gilani, në vizitë në Gojra, në Punzhab, ku të shtunën e kaluar tetë persona të fesë së krishterë janë djegur për së gjalli, gjatë një sulme të fundamentalistëve islamikë me pretekst se një djalosh kishte fyer Kuranin. Kryeministri Gilani ka nënvizuar nevojën e rishikimit të ligjit që krijon tensione ndërmjet përfaqësuesve të feve të ndryshme, pa folur hapur për ligjin mbi blasfeminë. Qeveria lokale ka nisur hetimet mbi dhunën që mendohet se është shkaktuar nga një grup i lidhur me al Kaeden. Qindra pakistanezë të fesë së krishterë - afër njëmijë sipas policisë - kanë protestuar dje nëpër rrugë të Lahores duke kërkuar drejtësi e fundin e dhunës kundër të krishterëve në Pakistan.







All the contents on this site are copyrighted ©.