2009-08-06 20:13:32

Në Iran opozita sfidon Ahmedinexhadin


(06.8.2009 RV)Situata në Iran mbetët gjithnjë e tensionuar. Në ditën kur presidenti i zgjedhur Mahmud Ahmedinexhad bëri premtimin në Parlament, opozita u kthye për të bërë të dëgjohet zëri i saj, me liderët reformistë që e braktisen ceremoninë e me një sëri manifestimesh në Teheran që u shtypën nga forcat e rendit. Njëri prej liderëve të opozitës Mehdi Karrubi ka pohuar se autoritetet duhet të autorizojnë protestat shesheve e të t’i japin fund shtypjes së tyre me forcë. “Përdorimi i metodave të dhunshme për të shtypur njerëzit - ka nënvizuar Karrubi - nuk do të sjell në asnjë rezultat të mirë. Një gjendje e sigurisë së imponuar dëmton sigurinë tonë kombëtare. Arrestimet në masë të personave të moderuar dhe gjykimi i njerëzve në masë, do të vejnë në rrezik interesat kombëtare të Vendit”.
E derisa sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun ka përgëzuar presidentin Ahmedinexhad, SHBA-së jo vetëm që i janë shmangur qëllimisht të mos dërgonin asnjë mesazh urimi por janë ruajtur e nga shqiptimi i fjalës president, derisa kanë shprehur admirimin për ata që në Iran vazhdojnë të besojnë në rezistencën e vazhdueshme. Një deklaratë në këtë drejtim është bërë nga Hilari Klinton, e angazhuar këtyre ditëve në një udhëtim në Afrikë.







All the contents on this site are copyrighted ©.