2009-08-06 19:13:32

Masakër civilësh në Afganistan dy javë para zgjedhjeve


(06.8.2009 RV)Një atentat i ri sot përgjak Afganistanit: së paku pesë civilë, ndërmjet tyre gra e fëmijë kanë vdekur nga shpërthimi i një bombe të fshehur përgjatë rrugës. Atentati ka ndodhur në provincën e Helmandit. Të gjithë personat e vdekur i përkasin një familje. Kështu vetëm dy javë para zgjedhjeve vendimtare të 20 gushtit të ardhshëm, provinca e Helmandit, teatër i një ofensive të trupave amerikane e britanike kundër milicëve talebanë, përsëri është goditur nga një atentat i përgjakshëm, që ripohon synimin e terroristëve talebanë për të destabilizuar Vendin para zgjedhjeve.

Sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen gjatë një vizite në Afganistan, ka pohuar është i vendosur që të zvogëlon numrin e viktimave civile në Afganistan deri në një minimum absolut. Gjatë vizitës së tij të parë në Kabul të Afganistanit si sekretar i ri Natos, Rasmussen i tha presidentit afgan Hamid Karzai se synimi i aleancës në Vend ishte që gradualisht t'ia dorëzonte afganëve kontrollin e çështjeve të sigurisë. Rasmussen deklaroi se zgjedhjet presidenciale që janë planifikuar të zhvillohen këtë muaj në Afganistan, duhet të jenë sa më përfshirëse.







All the contents on this site are copyrighted ©.