2009-08-05 16:45:55

Policia iraniane kundër disidentëve gjatë fjalimit të Ahmadinexhadit


(05.08.2009 RV)Presidenti iranian Ahmadinexhad u betua sot para Parlamentit të Teheranit për mandatin e tij të dytë. Ndërkaq, qindra manifestues protestuan në rrugët e kryeqytetit, por u shpërndanë nga policia. U arrestua një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të liderit të opozitës, Musavì. Në fjalimin e tij, Ahmadinexhad theksoi se zgjedhjet e 12 qershorit, të kundërshtuara nga opozita, kanë shënuar “fillimin e ndryshimeve të rëndësishme në Iran e në botë”. Republika Islamike do t’u rezistojë të ashtuquajturve “vende shtypëse”.








All the contents on this site are copyrighted ©.