2009-08-04 17:14:54

Kardinali Humes në Ars për të kremtuar festën e sotme të Shën Gjon Maria Vianejt.


(04.08.2009 RV)RealAudioMP3 “Fryti i shërbimit meshtarak varet posaçërisht nga përsosuria shpirtërore e priftërinjve”: kështu u shpreh kardinali Klaudio Humes, prefekt i Kongregatës për Klerin, që kremtoi sot paradite Meshën solemne për dioqezën e Belei-Ars. Hirësia e Tij shkoi në Francë për të kremtuar festën e sotme liturgjike të Shën Gjon Vianejt, që njihet si famullitari i Arsit e Pajtor i meshtarëve. Sivjet kremtimet marrin një kuptim të veçantë, në përkim me Vitin Meshtarak, shpallur nga Benedikti XVI, për të përkujtuar 150-vjetorin e vdekjes së Shenjtit. Pas Meshës së paradites, kremtimet në Ars vijuan edhe pasdite, me procesionin e relikes së zemrës së Shën Gjonit, në përfundim të të cilit u kremtuan mbrëmësoret solemne në atë Kishë, ku kaloi jetën, ndërmjet elterit e rrëfyestores, Shenjti i madh – asokohe famullitar fare i vogël e i panjohur i fshatit të humbur francez, Arsit.
Por ç’na thotë ne, njerëz të kohëve moderne, Shenjti? Kjo ishte edhe pyetja që u bëri gjatë homelisë kardinali Humes besimtarëve të mbledhur për të kremtuar. Përgjigjen e gjejmë në vetë jetën e Shenjtit.







All the contents on this site are copyrighted ©.