2009-08-04 16:34:43

Betlehem: pas 20 vjetësh, hapet kongresi i Al-Fatah


(04.8.2009 RV)Në Betlehem hapet kongresi i Al Fatahut. Kemi “zgjedhur paqen, por ruajmë të drejtën e rezistencës së ligjshme në bazë të ligjit ndërkombëtar!. Kështu tha mes tjerash lideri palestinez Mahmud Abas, duke hapur në Betlehem Kongresin e Al Fathaut. Presidenti i Autoritetit kombëtar palestinez ka ripohuar se dëshiron të vazhdojë udhën e negociatave të paqes me Izraelin “derisa të ketë shpresa madje edhe të vogla”, por ka refuzuar vendosmërisht ofertën e paqes ekonomike të avancuar nga kryeministri izraelit Netanjahu e ripohoi se nuk mund të negociohet para se të ndalet e pezullohen ndërtimet e ngulimeve izraelite.
Abu Mazen u kërkoi palestinezëve të jenë të bashkuar e të qëndrueshëm. Kongresi i gjashtë i al-Fatahut, ngjarje e pritur që njëzet vjet, u hap sot paradite në Betlehem, Cisjordani, në praninë e mëse dymijë delegatëve. Mungonin pjesa më e madhe e delegatëve të Gazës, të cilët Hamasi nuk i lejoi të mbërrinin në Cisjordani. Me të gjitha kritikat drejtuar Hamasit që kontrollon Rripin e Gazës në Palestinë, Abu Mazen ( Mahmud Abbas) tha se kundërshtarët politikë (Hamasi) janë një realitet që “ekziston dhe janë pjesë e popullit palestinezë”. Ndër synimet e kongresit janë: arritja e një lloj marrëveshje për ndarjen e pushtetit politikë palestinez, rinovimi i grupit udhëheqës, rishikimi i marrëdhënieve me pjesën islamike radikale të Hamasit si dhe sfidat brenda partisë al-fatah. Më tej Abu Mazen është zotuar të kërkojë udhën e bashkimit kombëtar drejt krijimit të shtetit palestinez e zgjidhjen e problemeve urgjente siç janë mungesa e arritjes së ndihmave nga jashtë e tjera.







All the contents on this site are copyrighted ©.