2009-08-03 17:38:05

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Rasmussen synon reduktimin e KFOR-it në Kosovë.


(03.8.2009 RVBrenda viteve të ardhshme KFOR-i, forca e NATO-s në Kosovë duhet të reduktohet në një forcë të vogël për ndërhyrje të shpejta. Ky është synimi i sekretarit të ri të përgjithshëm të Natos Anders Fogh Rasmussen, në konferencën e tij të parë shtypi në postin e ri. Natoja tashmë e ka reduktuar në mënyrë të dukshme praninë e vet ushtarake në Kosovë, pas arritjes së misionit të BE-së Eulex, dhe tani përkufizohet në ruajtjen e disa zonave më të ndjeshme për nga tensioni ndëretnik ndërmjet serbëve e shqiptarëve. Fillimisht parashikohej tërheqja gati e plotë e trupave të NATO-s pas arritjes së Eulexit, mirëpo situata në terren e ka detyruar shtyrjen e tërheqjes së plotë të KFOR-it.







All the contents on this site are copyrighted ©.