2009-08-03 17:37:48

Rasmussen:prioritet i NATO-s është marrëdhënia me botën arabe e islame


(03.8.2009 RV)Për sekretarin e ri të përgjithshëm të NATO-s, Rasmussen prioriteti numër një është marrëdhënia me botën arabe e islame, këndej lufta në Afganistan dhe dialogu me anëtaret e moderuar të organizatës se talebanëve. Deklarata është bërë nga sekretari i ri i përgjithshëm i Aleancës, Anders Fogh Rasmussen, i cili theksoi se nga radhët e militanteve ka persona me të cilët mund të diskutohet. E pikërisht sot në Afganistan nga shpërthimi i një bombe kanë humbur jetën 12 persona dhe 20 të tjerë janë plagosur.
Ndërsa prioriteti i dyte, ka nënvizuar Rasmussen do të jetë përmirësimi i marrëdhënieve me Rusinë, ndonëse ka pranuar se do të ketë vështirësi. Kështu në konferencën e parë të shtypit, pas marrjes së detyrës së re, Rasmussen vuri në pah se marrëdhënia me botën arabe e islame është ndër prioritetet e mandatit të tij si sekretar i përgjithshëm i NATO-s.







All the contents on this site are copyrighted ©.