2009-08-03 14:32:28

Me 3 gusht përkujtojmë vdekjen e shkrimtarin Aleksandër Sollzhenicin, përfaqësuesi më i shquar i disidencës sovjetike.


(03.8.2008 RV)Duke shfletuar kalendarin historik, me 3 gusht përkojmë 1 vjetorin e vdekjes së shkrimtarit të madh Aleksandër Sollzhenicin, përfaqësuesi më i shquar i disidencës sovjetike.
Si sot një vit më parë, vdiq gjatë natës së 3 gushtit në shtëpinë e tij në Moskë Aleksandër Sollzhenicin, në moshën 89 vjeçare, përfaqësuesi më i shquar i disidencës sovjetike. Shkrimtari Rus, Aleksandër Sollzhenicin, lindi në vitin 1918, Nobel për Letërsinë më 1970.
Figurë e madhe e disidencës sovjetike, që guxoi t’i kundërvihej Stalinit gjaktar, Sollzhenicin shkroi veprat kryesore kushtuar kampeve të përqendrimit, ndërmjet të cilave, kryevepra “Arkipelagu Gulag”, trilogji, gjysëm autobiografike e gjysëm historike, përkthyer jashtë Rusisë, në vitin 1974, përkthim që i kushtoi shkrimtarit njëzet vjet internim. Më pas edhe dëbimin nga vendi. Atëherë disidenti i madh shkoi në Zvicërr e më pas në SHBA.
Sollzhenicin, që u takua me Papën Gjon Palin II në tetor 1993, u rikthye në atdhe pas ndryshimeve të viteve ’90, vijoi t’i kundërvihej regjimit të ri, duke vërejtur se nuk mund të flitet për kërcënime kundër demokracisë, në një vend ku demokracia nuk ekziston fare.
Ikonë e disidencës sovjetike dhe e antikomunizmit, me vdekjen e Aleksandër Sollzhenicinit, letërsisë ruse i mungon shkrimtari më i madh bashkëkohor, njeriu që me guxim të pashoq e dashuri të pakufishme për të vërtetën, i tregoi botës turpin e Gulagëve, kampeve të përqendrimit, ku vdiq ajka e mendjes ruse. E Sollzhenicin e njohu nga afër këtë realitet, ku jetoi tetë vjet, i akuzuar si tradhtar i Atdheut në vitin 1945 e ku lindën veprat, që do t’i siguronin çmimin Nobel.
Në se nuk do ta kishim ‘Arkipelagun Gulag’ dhe veprat e tij të tjera, nuk do ta kuptonim të vërtetën mbi Bashkimin Sovjetik. Prandaj duhet t’i jemi mirënjohës për këtë: kujtoj një profeci që bëri dikush, kur po e dëbonin: “Pas disa vjetësh asnjeri nuk do të kujtohet më për krizën në të cilën jetojmë, por të gjithë do ta kujtojnë figurën e ndritur të të persekutuarit Sollzhienicin!”.
Aleksandër Sollzhenici, intelektuali i shquar rus, tregon për një njeri që takoi në një kamp përqendrimi në Bashkimin Sovjetik. Ky njeri i thjeshtë gjithmonë rrezatonte qetësi, gëzim, dhe kishte një qëndrim vëllazëror. Kur Sollzhenici kërkoi të gjente burimin e kësaj sjelljeje kaq të paqtë, vuri re se çdo mbrëmje kur shtrihej në shtrat ai nxirrte nga xhepi copëza letrash në të cilat ishin shkruar vargje nga Shkrimi i Shenjtë. Këto fjalë e kishin transformuar këtë njeri nga një të burgosur, të pashpresë, të egër, të inatosur, në një njeri të dashur, të mirë dhe të qetë e në paqe. Kjo pra, është fuqia transformuese që ka Bibla për çdo besimtar! Këtë duhet të kuptojmë edhe ne sa herë që marrim për ta lexuar e medituar atë.







All the contents on this site are copyrighted ©.