2009-08-03 17:38:20

Ali Khamenei e shpall President Ahmedinexhad


(03.8.2009 RV)Udhëheqësi suprem i revolucionit iranian Ajatollah Ali Khamenei ka konfirmuar rizgjedhjen e presidentit Ahmedinexhad. Kandidatët reformistë në zgjedhjet presidenciale të 12 qershorit Musavi e Karrubi dhe ish presidentet Rafsanxhani e Khatami nuk morën pjesë në ceremoninë e shpalljes së mandatit të dytë presidencial të Ahmedinexhadit. Khamenei, duke folur në ceremoni tha se “iranianët duke votuar për Ahmedinexhadin kanë zgjedhur betejën kundër arrogancës botërore e varfërinë dhe për të përforcuar drejtësinë”. Ahmedinexhad do të bëjë betimin të mërkurën para parlamentit të Teheranit. Kujtojmë se fitorja e Ahmedinexhadit është kundërshtuar në mënyrë të prerë e publike nga fronti reformistë, protestat e të cilit janë shtypur e përndjekur nga autoritet iraniane, me arrestime e vrasje.







All the contents on this site are copyrighted ©.