Papa ia kushton Lutjen e Engjëllit të Tënzot Vitit Meshtarak dhe kujton Palin VI,
dhuratë e Zotit e model i shenjtërimit meshtarak
(02.8.2009 RV)Benedikti XVI gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot duke folur
për Vitin Meshtarak, i bëri homazhe sot “figurës së madhe të Papës Montini, Palit
VI”, jeta e të cilit “thellësisht meshtarake dhe e pasur me shumë dhanti njerëzore,
mbetët në Kishë një dhuratë për të cilën duhet falënderuar Zotin”. Ati i Shenjtë Racinger
e kujtoi Palin e VI para lutjes së Engjëllit të Tënzot në Oborrin e pallatit apostolik
të Kastel Gandolfo, me dorën në allçi por pa mbrojtës. Benedikti XVI kujtoi se vdekja
e Papës Montini “ndodhi pikërisht këtu në Kastel Gandolfo” e sivjet më 6 gusht bie
31 vjetori. Ati i Shenjtë Jozef Racinger e paraqiti Palin e VI si “një ndër figurat
shembullore të shenjtërisë meshtarake” që në këtë Vit Meshtarak “ndihmojnë meshtarët
të jetë krejtësisht të dashuruar të Krishtit”. Duke përshëndetu besimtarët e shtegtarët
e pranishëm të mbledhur në oborrin e pallatit apostolik në Kastel Gandolfo për të
dëgjuar Engjëllin e Tënzot, Benedikti XVI ka falënderuar të gjithë “për afërsinë shpirtërore
që i dëshmuan kur në Lë Kombë pësoi aksidentin e vogël në dorën e djathtë.