Pakistan: janë djegur për së gjalli tetë të krishterë. Papa: të njihet liria dhe të
drejtat e të krishterëve të persekutuar
(02.8.2009 RV)Papa Benedikti XVI fton besimtarët të lutën për të “krishterët
që janë të diskriminuar e të persekutuar për shkak të emrit të Krishtit” në mënyrë
që “t’u njihen të drejtat e tyre njerëzore, barazia e liria fetare” e kështu “të mund
të jetojnë e rrëfejnë lirisht fenë e vet”. Ati i Shenjtë Benedikti XVI në nijetin
e lutjes misionare të muajit gusht i fton besimtarët të lutën pikërisht për të “krishterët
që persekutohet për shkakun e fesë së tyre në Krishtin”. Kujtojmë se dje në Pakistan
janë djegur për së gjalli tetë të krishterë, në mesin e të cilëve një fëmijë e katër
gra nga fundamentalistët islamikë afër Gojra, në provincën e Punjabit. Arsyeja e agresionit
është gjoja mos respektimi i Kuranit nga ana e një djaloshi të krishterë: ministri
pakistanez për Pakicat, e quajti këtë arsye pretekst e akuzë e rremë dhe ka denoncuar
faktin që policia nuk e ka mbrojtur në mënyrë të mjaftueshme bashkësinë e vogël të
krishterë në Pakistan. Fundamentalistët islamikë kanë shkatërruar dhjetëra shtëpi
e kanë djegur dy Kisha. Përveç viktimave, janë me dhjetëra të plagosur, disa prej
të cilëve në gjendje të rëndë.