Sot me 1 gusht Kisha katolike përkujtoi Shën Alfonsin Maria de' Liguori.
(01.8.2009 RV)Sot me 1 gusht, kalendari kishtar përkujton Shën Alfons Maria
de’ Liguorin, ipeshkëv e dijetar i Kishës, themelues i Kongregatës të të Shëlbuemit. Meshtar
i shenjtë e muzikant i talentuar, autor i himnit të Krishtlindjes: "Ti zbret nga yjet",
Shën Alfonsi lindi në Napoli më 27 shtator 1969. Kreu me sukses studimet dhe që në
moshën 19 vjeçare ushtroi profesionin e avokaturës në gjykatë. Pas një gabimi gjyqësor,
bërë pa dashje, braktisi profesionin dhe vendosi të bëhet meshtar, avokat i asaj drejtësie
hyjnore që është përplot me mëshirë, që shfajëson çdo fajtor e fal çdo mëkat , kur
njeriu pendohet e kërkon hir. Jetoi gjatë, 91 vjet. Vdiq në një nga shtëpitë e Kongregatës
së themeluar prej tij në Noçera dei Pagani më 1 gusht 1787, i njohur që më të gjallë
si shenjt.