2009-08-01 13:19:06

Në qershor 2010 në Romë do të mblidhen meshtarë nga gjithë bota.


(01.08.2009 RV)RealAudioMP3 “Besnikëria e Krishtit, besnikëri e Meshtarit” - do të jetë tema e takimit ndërkombëtar të meshtarëve, me të cilin do të pëfundojë Viti Meshtarak, shpallur nga Benedikti XVI me rastin e 150-vjetorit të lindjes së Shën Gjon Vianejt, pajtor i të gjithë famullitarëve të botës.
I organizuar nga Kongregata për Klerin, takimi, që do të vijojë nga data 9 deri më 11 qershor 2010, i është besuar Veprës Romake të Shtegtimeve, në vazhdim të mbledhjeve të mëparshme ndërkombëtare të Klerit, kremtuar ndërmjet 1996-tës e 2004-ës në Fatima (Portugali), Jamosukro (Bregu i Fildishtë), Guadalupe (Meksikë), Nazaret, Betlehem e Jeruzalem (Tokë e Shenjtë), Romë (me rastin e Jubileut të vitit 2000) e, së fundi, në Maltë.
Takimi do të hapet më 9 qershor pranë Bazilikës së Shën Palit jashtë Mureve të Romës, për të vijuar, një ditë më pas, në atë të Shën Marisë së Madhe e, pasdite, në Sheshin e Shën Pjetrit, me mbrëmësoren e lutjes, në praninë e Benediktit XVI.
Të premten, më 11 qershor, Papa do të kryesojë Meshën Shenjte, në bashkëkremtim me meshtarë nga mbarë bota.







All the contents on this site are copyrighted ©.