2009-08-01 14:12:23

KQZ shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 28 qershorit në Shqipëri. Aleanca e Ndryshimit fituese.


(01.8.2009 RV)Në Tiranë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) shpalli sot rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 28 qershorit në Shqipëri. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi me 7 vota pro në mbledhjen e sotme të paradites rezultatin zyrtar të procesit elektoral te 28 qershorit, ku fitues rezulton koalicioni i djathtë "Alenca e Ndryshimit" . Ky vendim u pasua nga nje konference shtypi e kryetarit te KQZ-se, Arben Ristani që shpalli rezultatet si më poshtë si dhe i konsideroi zgjedhjet të lira e të ndeshme.
Ristani beri te ditur se ne dokumentacionin qe u miratua sot ne mbledhje jane bere llogarite perfundimtare nga ku del se Koalicioni Aleanca e Ndryshimit i cili kryesohet nga Partia Demokratike ka fituar 712.745 vota ose 46,92% e barabarte kjo me 70 mandate ne Kuvend. Më konkretisht PD 68 mandate, PDI 1 mandat, PR 1 mandat. Sipas kQZ ky kolaicion rezulton fitues i zgjedhjeve.

Koalicioni Bashkimi per Ndryshim ka marre 688.748 vota ose 45,34% e përkthyer ne 66 mandate ku PS ka fituar 65 mandate plus 1 mandat të PBDNJ. Koalicioni Aleanca Socialiste për Integrim ka marre 84.407 ose 5,56% e përkthyer ne 4 mandate. Per te vijuar me nje tjeter koalicion, Poli i Lirise, i cili ka marre 27.655 ose 1,82% e përkthyer ne 0 mandate.

Sipas Ristanit, kjo është panorama e tabelës përfundimtare te zgjedhjeve sa u përket koalicionit e qe duke mbledhur shumen e mandateve plotësojnë numrin e deputeteve qe do te jene ne Parlamentin e ardhshëm. Sakaq, KQZ zyrtarizon edhe numrin e votave qe ka marre secila parti. Partia Demokratike ka marre 610.463 ose 40,18% e përkthyer ne 68 mandate.

Aleati i dytë që ka marrë më shume vota është Partia Republikane me 31.990 vota ose 2.11% e perkthyer me nje mandat. Pas PR renditet Partia për Drejtësi dhe Integrim me 14.477 vota ose 0,95% e perkthyer ne nje mandat.

Tri partitë e tjera qe kane marre vota te konsiderueshme është PAA më me shume se 13 mije vota, PLL me shume se 10 mije vota. Ndërsa koalicioni Bashkimi per Ndryshim kryesohet nga Partia Socialiste. Ajo ka marre e vetme 620.586 ose 40,85 e perkthyer ne 65 e ndjekur nga PSD me 26.700 ose 1,76% e përkthyer ne 0 mandat. Me pas vjen PBDNJ me 18.078 vota ose 1,19% e përkthyer ne nje mandat. Pas kësaj, partie renditet G99 me me shume se 12 mije vota dhe PDS me 10 mije vota.

Sipas deklarimit të kryetarit Ristani në përfundim të procesit në zgjedhjet e 28 qershorit kanë marrë pjesë në votim 1.519.176 zgjedhës ose 50.77%, që votuan për 140 deputetët e ardhshëm të Kuvendit të ri të Shqipërisë. Numri i votave të pavlefshme ka qenë vetëm 2.7%.
Në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit morën pjesë 34 subjekte zgjedhore, të grupuara në katër koalicione, dy të djathta dhe dy të majta, përkatësisht koalicioni "Aleanca e Ndryshimit", "Poli i Lirisë", "Aleanca Socialiste për Integrim" dhe "Bashkimi për Ndryshim".

Vleresimet

Kryetari i KQZ, Arben Ristani konsideroi se zgjedhjet plotësuan standardet e vendosura. Sipas Ristanit, procesi i zhvilluar ishte i ndershëm dhe i lirë. Por, sipas kryetarit te KQZ, probleme pati sidomos me pushtetin vendor, dhe në caktimin e vendeve të numërimit të votave, që sipas kryetarit të KQZ, “këto vende mund të ishin përzgjedhur me mirë sec duhet”. Ristani tërhoqi vërejtje edhe për trajnimin e komisionerëve që sipas KQZ, ishte i mangët. Sipas KQZ, mbetet për tu përmirësusr procesi i numërimit të votave, proces që solli dhe ngadalësim të shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.

Disa nga risitë e këtij procesi zgjedhor

KQZ vlerëson se procesi i zgjedhjeve parlamentare të Qershorit pati risi. Gjatë një konference për shtyp, Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani renditi disa të dhëna dhe risi për këtë proces.
-U ndryshua sistemi zgjedhor nga sistemi i përzier mazhoritar dhe proporcional në sistemin proporcional rajonal.

- Për herë të parë u hartuan listat e zgjedhësve mbi bazën e regjistrit elektronik të shtetasve dhe askush nuk i kontestoi ato.

- Për herë të parë zgjedhësit votuan me karta identiteti, përveç pasaportave për udhëtim jashtë shtetit.

- U aplikua sistemi i numërimit dhe monitorimit me kamera i procesit të numërimit të votave. U mbikëqyrën me kamera, të lidhura në rrjet, të 66 VNV-të, nga Tropoja në Sarandë, dhe pamjet u transmetuan direkt në KQZ.

- Për herë të parë rezultatet u hodhën në bazën e të dhënave në çdo vend numërimi dhe u përcollën elektronikisht direkt në KQZ pas numërimit të çdo kutie votimi. Të gjitha këto të dhëna u bënë menjëherë publike, si para mediave ashtu dhe në faqen e internetit.

-Për herë të parë mbledhjet e KQZ-së u transmetuan “on line” nëpërmjet faqes së internetit, duke bërë të mundur ndjekjen e tyre nga çdo vend i botës.

- Për shkak të ligjit, u rrit ndjeshëm pjesëmarrja e grave në të gjitha komisionet zgjedhore. Një rritje të ndjeshme pati dhe numri i tyre në Kuvendin e Shqipërisë. Si rezultat i kuadrit të ri ligjor u regjistruan 1165 kandidatë femra ose 30,23 %, nga të cilat, 22 janë tashmë deputete ose 16 % (nga 9 ose 6.3% në legjislaturën e kaluar). (nga BalkanWeb)







All the contents on this site are copyrighted ©.