2009-07-31 16:05:17

Proces për 30 të arrestuar gjatë protestave në Iran


(31.07.2009 RV)Rreth 30 persona të arrestuar pas protestave, që pasuan zgjedhjet presidenciale të 12 qershorit në Iran, do të gjykohen nesër. Akuzohen se kanë vepruar kundër sigurisë kombëtare. Sipas agjensisë iraniane Isna, procesi do të kryhet në të ashtuquajturën “gjykatë revolucionare” në Teheran. Personat e arrestuar gjatë manifestimeve kundër rizgjedhjes së presidentit Mahmud Ahmadinexhad arrijnë shifrën dymijë. Sot, qeveria franceze i ka bërë thirrje qeverisë së Teheranit të respektojë të drejtat e njeriut dhe të lirojë të gjithë të burgosurit e protestave.







All the contents on this site are copyrighted ©.