2009-07-31 16:05:43

Bomba kundër xhamive në Irak, së paku 27 viktima


(31.07.2009 RV)Një seri shpërthimesh përfshinë sot kryeqytetin e Irakut, Bagdadin, duke shkaktuar së paku 27 të vdekur dhe mëse 50 të plagosur, por bilanci është akoma i përkohshëm. Gjashtë bomba shpërthyen njëra pas tjetrës pikërisht në vendet e mbushura plot me besimtarë myslimanë, për lutjen e së premtes.
Atentati më shkatërrues, në zonën Al-Shaab, ku një autobombë shkaktoi 21 të vdekur e 35 të plagosur, pranë xhamisë Al-Shurufi. Gjatë muajve të fundit, shumica shiite ka qenë shpesh objekt atentatesh në Bagdad. Qëllimi duket se është nxitja e ndeshjeve të reja mes shiitëve dhe sunitëve, si ato që përgjakën vendin në periudhën 2006-2007.







All the contents on this site are copyrighted ©.