2009-07-30 15:39:22

Kardinal Bertone: t’u jepen të rinjve shembuj shenjtërie


(30.07.2009 RV)RealAudioMP3 Sot, të rinjtë janë pre e sfidave të panjohura në kohë të tjera, si droga, dhuna, terrorizmi, imoraliteti i mjeteve të komunikimit shoqëror etj. Të gjitha këto janë stimuj negativë, kundër të cilëve duhet propozuar “shenjtëria e jetës”.
Kështu tha sekretari i shtetit të Vatikanit, kardinal Tarçizio Bertone, gjatë kremtimit të Meshës në Bazilikën e Shën Pjetrit, për Shoqatën botërore të ish- nxënësve dhe ish-nxënëseve të motrave të kongregatës “Bijat e Zojës Ndihmëtare”. Bertone, salezian si motrat, i këshilloi ish-nxënësit, që secili sipas aftësive dhe në vendin ku jeton, të realizojë misionin e vet personal në edukimin e brezave të rinj, duke propozuar shenjtërinë si qëllim konkret të pedagogjisë së shën Gjon Boskos.







All the contents on this site are copyrighted ©.