2009-07-30 17:04:05

Iran. Presidenti Khatami denoncon krimet kundër manifestuesve të burgosur.


(30.07.2009 RV)Ish-presidenti reformist Mohamed Khatami e cilësoi si krim dhunën së cilës i janë nënshtruar manifestuesit e arrestuar ditët e kaluara nga policia e që mbahen nëpër burgje. “Nuk mjafton të thuash se një burg nuk i përgjigjet parametrave dhe ta mbyllësh atë” deklaroi Khatami duke iu referuar haptas vendimit të Udhëheqësit Shpirtëror Suprem të republikës islamike Ali Khamenei, i cili të hënën urdhëroi mbylljen e kampit të përqëndrimit të Kahrizakut në jug të Teheranit, ku ka patur disa të vrarë ndër të burgosurit si edhe ka shpërthyer një epidemi meningjiti. Khatami tha se fjalët “nuk i përgjigjet standardeve” nuk mund të fshehin faktin se disa nga të burgosurit janë vrarë.
Ndërsa sot pasdite, policia iraniane ndërhyri me gaz lotsjellës kundër afro tre mijë demonstruesve gjatë ceremonisë përkujtimore të viktimave që po mbahej në Mosalën e Madhe, në Teheran. Dje autoritetet ishin shprehur kundër kësaj demonstrate.







All the contents on this site are copyrighted ©.