2009-07-30 16:56:53

Austria kërkon përfshirje të shpejt të Shqipërisë në negociata me BE-në


(30.7.2009 RV)Politika e Jashtme Austriake vendos veton për përfshirjen sa më të shpejtë të Shqipërisë dhe Kroacisë në negociatat e afërta për anëtarësim, me Bashkimin Evropian.
Ministri Federal i Punëve të Jashtme të Austrisë Dr. Michael Sindelegger është shprehur gjatë një konference për shtyp të zhvilluar së fundi në Vjenë, se negociatat e Bashkimit Europian me Islandën, për kërkesën e kësaj të fundit për anëtarësim në BE, duhet të zhvillohen vetëm me kushtin, që në to të përfshihet edhe Kroacia e Shqipëria.
Shtypi austriak, Televizioni Publik Austriak ORF, Agjensia Austriake e Lajmeve APA si dhe media austriake gazetat "Die Presse", "Heute" etj, kanë komentuar gjatë dy ditëve të fundit këtë deklaratë zyrtare të Ministrit Sindelegger lidhur me preferencën e politikës së jashtme austriake kundrejt BE-së, për përfshirjen sa më shpejt, mundësisht në negociatat e afërme të anëtarësimit me Islandën, edhe Kroacinë e Shqipërinë.







All the contents on this site are copyrighted ©.