2009-07-29 20:01:19

Kosovë: shpallja e pavarësisë në dhjetor në gjykatën e Hagës


(29.7.2009 RV)Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka caktuar datën e 1 dhjetorit të ardhshëm për fillimin e dëgjimeve publike lidhur vlerësimin e legjitimitetit të shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës e këndej nëse kjo ishte në harmoni me të drejtën ndërkombëtare. Procedimi qe nisur në tetor të 2008, me mandatin e Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Gjykatësit duhet të vendosin nëse deklarata e pavarësisë e 17 shkurtit 2008 është në përkim me të drejtën ndërkombëtare. Afati i fundit për paraqitjen e dosjeve nga ana e 36 Vendeve anëtare që kanë kërkuar të dëgjohen, ka kaluar më 17 prillin e kaluar, ndërsa deri më 17 korrikun e kaluar patën mundësinë e paraqitjes së komenteve të dosjeve. Mendimi i Gjykatës së Hagës nuk është detyrues, por autoritetet e Beogradit shpresojnë të shfrytëzojnë “politikisht” prononcimin eventual negativ ndaj deklaratës së njëanshme të pavarësisë.
Këto dëgjime do të fillojnë më 1 dhjetor 2009 dhe do të mbahen në selinë e gjykatës në Pallatin e Paqes në Hagë. Kumtesë të këtillë ka paraqitur edhe Kosova.







All the contents on this site are copyrighted ©.