2009-07-29 18:09:25

Benedikti XVI shpallet ‘qytetar nderi’ i Introdit


(29.7.2009 RV)Vendimi për t’i dhënë Benediktit XVI titullin ‘Qytetar nderi’ i Introdit, është vetëm akti i fundit me të cilin bashkësia valdostiane vendosi të vulosë lidhjen e përzemërt me Papën. Kryetari i bashkisë së Introdit, Osvaldo Naudin, shpreh, në mikrofonin tonë, ndjenjat e të gjithë bashkëqytetarëve:

Përgjigje: - Përvoja ime personale e edhe ajo e gjithë popullsisë në këtë periudhë, ishte shumë e rëndësishme e prekëse. E pikërisht për këtë arsye ne duam t’i ruajmë – edhe me xhelozi - të gjitha kujtimet e Benediktit XVI. Popullsia jonë di t’i respektojë arsyet, që i shtyjnë papët të vijnë tek ne: vetpërmbajtja, qetësia, ambienti, natyra që të rrethon. Duke lënë mënjanë Kastel Gandolfon, duhet thënë se jo të gjitha Komunet kanë pasur fatin të përbujnë dy papë. Për ne ishte nder i madh e përvojë e madhe, edhe morale.

Pyetje: - Si lindi ideja për t’i dhënë Papës titullin ‘Qytetar nderi’ nga ana e Komunës suaj?

Përgjigje: - Është i madh entuziazmi për këtë dokument, të cilin Këshilli Komunal, javën e kaluar, e miratoi njëzëri. Deshëm t’i dëshmojmë Papës afërsinë e mbarë komunës së Introdit – me tradita të thella katolike – duke theksuar se vlerësohet nga të gjithë si prijës i madh për mbarë njerëzimin.







All the contents on this site are copyrighted ©.