2009-07-28 15:21:50

Robert Gejts në një vizitë të palajmëruar në Irak


(28.07.2009 RV)Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts, vizitoi sot Irakun, në një vizitë të palajmëruar. Gejts kërkoi nga komunitetet shiite, sunite dhe kurde të Irakut, që t’i zgjidhin problemet politike para tërheqjes së plotë të trupave të Shteteve të Bashkuara, deri në fund të vitit 2011. Sekretari amerikan i mbrojtjes, u takua edhe me kryeministrin irakian, Nuri al Maliki si dhe me ministrin e mbrojtjes, Andel Kader Jasim. Gejts arriti në bazën ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Talill, në jug të Irakut, pasi vizitoi Izraelin dhe Jordaninë.








All the contents on this site are copyrighted ©.