2009-07-28 15:21:39

Obama bën thirrje për një epokë të re bashkëpunimi SHBA-Kinë


(28.07.2009 RV)Presidenti amerikan Barak Obama lajmëroi për një epokë të re bashkëpunimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Obama tha se pavarësisht nga mosmarrëveshjet, ka çështje të rëndësishme mbi të cilat dy vendet mund dhe duhet të bashkëpunojnë. Uashingtoni e Pekini duhet të bashkëpunojnë për të trajtuar problemet me të cilat përballet bota. ‘Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës do të kenë ndikimin e tyre gjatë shekullit të 21-të. Kjo është përgjegjësia që ne mbajmë së bashku’, tha Obama. Presidenti foli para zyrtarëve të lartë amerikanë dhe kinezë, para se ata të fillonin takimin dyditor në Uashington. Dialogu strategjik dhe ekonomik SHBA-Kinë zhvillohet për të diskutuar një program të gjerë, që nga shqetësimet për monedhën e deri tek politika e jashtme.








All the contents on this site are copyrighted ©.