2009-07-28 15:21:28

Në Shqipëri konfirmohet fitorja e PD së në zgjedhje


Zyrtarët zgjedhorë në Shqipëri kanë konfirmuar se Partia Demokratike e kryeministrit, Sali Berisha ka fituar në zgjedhjet e 28 qershorit. Sipas zyrtarëve të zgjedhjeve, PD-ja ka fituar 68 vende deputetësh, ndërsa aleatët e saj, Partia Republikane dhe Partia për Demokraci dhe Integrim, kanë marrë nga një vend deputeti. Nga ana tjetër, Partia Socialiste ka fituar 65 mandate, ndërsa aleati i saj, Partia për të Drejtat e Njeriut, ka fituar një mandat. Lëvizja Socialiste për Integrim ka fituar 4 mandate në Kuvendin e Shqipërisë, që përbëhet prej 140 deputetësh. Tashmë dihet se në qeverinë e ardhshme të Shqipërisë do të përfshihen koalicioni i udhëhequr nga PD-ja dhe Lëvizja Socialiste për Integrim e Ilir Metës, që në Kuvend do të kenë shumicën prej 74 mandatesh.







All the contents on this site are copyrighted ©.