2009-07-28 14:15:49

Atë Pjetër Meshkalla na flet përmes poezive


(28.07.2009 RV)21 vjet më parë, më 28 korrik 1988, vdiste në Shkodër një nga figurat më të ndritura të klerit katolik shqiptar, simbol i martirizimit të Kishës katolike, Atë Pjetër Mëshkalla SJ. Po e përkujtojmë me një montazh, shkëputur nga vepra e tij poetike, pjesërisht e botuar, pjesërisht e shpërndarë në organe shtypi ose e mbetur në dorëshkrim:

"Lëviz mbrendia qenësore e sendeve,
që burimin
tek Zoti e ka e kah Zoti priret.
Këtu thehet copë-copë;
nën peshën e Orakullit të natyrës,
nën peshën e të mëdhajve ‘Psehe”?
penda e Zheniut;
gjuha e Zheniut belbëzon…
Nuk shpreh dot çka shijon…
Vetëm mbi-natyra
Me zanin e Revelacionit e të Mistikës,
mund të na bijë një “Fjalë të re”…
… … … … …
Rigoni, o qiellë nga siper,
e retë të qesin si shi
të Drejtin.
Të hapet toka
e të mugullojë Shëlbuesi…
… … … .. … …
Zgjoju, zgjoju, o fisi i Jakobit,
harpën tande bane sot t’tingëllojë ;
ngrehnju të gjitha, o ju bija të Sionit,
kanga e juej deri në qiell le të ushtojë!
Nga një Virgjin e trollit të Davidit,
një fëmijë do t’u lindka në këtë dhe,
emni i tij: “Engjull këshilli e misteri”,
emni i tij: “Perëndija me ne!”.
Rrufe s’ka, s’asht i rreptë si duhia,
Po â’ i kandshëm si voesa n’agime,
urdhni i tij: siellni shpatat në parmenda,
ktheni shtizat per kosa n’punime!
… … … … … … … … …
Sa Jezusin ta kemi
nder zemra të vajtueshme;
të ngrohun na jemi
me hire t’hyjnueshme:
i drejti n’ket jetë,
ka pagj’n e vertetë,
që t’tjerët nuk e kanë.
… … … … … …
Lindi Krishti në zemrën time,
më pruni pagjë e dashuni,
më reshi forcë e ngushëllime
zhduku terr e burg të zi.
Unë dikur me mburrje shkojshe
Per pusina, kurtha e leqe;
krime në terr unë farkëtojshe:
hodha hapin për rrugë të keqe…
Epshi e faji janë veriga
Që, tue t’lëmue, të skllavënojnë;
shpirti s’ka qetësi n’punë t’liga,
që veç rrathët ma fort shtrëngojnë.
Mallkue kjoftë përherë mbrapshtia,
rruga e turpit sot kjoftë pre!
U thyen prangat, ktheu liria,
shtegu u hap për jetë të re!
… … … … … …
Ti, jamëtar, që bje lamimin e mirë,
lësho, pa frikë, me fuqi zanin tand,
thuej : “Një Bir shpëtimtar na âsht falë!”,
e jehona t’marrë dhenë anekand!
Popujt mbarë të vrapojnë e të thërrasin:
t’vemi Malit të Shêjtë bashkë përpjetë,
të ecim, të ecim n’ shkelqimin prarues,
lajmi i mirë ne sot na dha fletë!”.
Mos t’i ndahemi dritës, të vrapojmë,qe, po shfaqet Zoti - lavdi!
Rruga e tij âsht mëshirë e sherim,
Ligji i ri: vllazënim e dashni!".

 
********
Lutje!
 
O Zoti em, ma fal sinqeritetin,
ma jep instinktin me e njohun n’erë
hipokrizinë; Ti më jep edhe guximin,
të vërtetën vehtes me ia thanë pa frikë,
si kirurgu m’ia vue thikën gangrenës;
hydren me e shtypë, sa herë kërkon t’çojë krye,
mos të jem’ unë ujk i veshun me lëkurë kingji,
as varr i zbardhun jashtë e, mbręndë kufomë!
O Zoti em, ma jep sinqeritetin
e fëmijës së pafajshëm, të thjeshtë e pa mashtri!
O Zoti em, ma jep sinqeritetin
E njerëzve vullnet- mirë, që paqë lypin,
me vehten e me shoqin e, me Ty!
Oh, kjo lutje nuk asht,
Nuk asht h i po k r i z i!
 
Nanë, ktheju!
 
Njâsaj, që’ i ditë prej sulmeve
Të Kulçedrës me shtatë krena,
na u bâ mburojë e, të nęmuna
s’duroi t’i shohë këto dhena.
Njasajë… por vaj, na fajeve
në verbim s’u vume cak
e Nanës iu randue zemra,
iku edh’e la këtë prak!
O ju, që parzme hekuri
Luftuet për bésë e fé,
idhtë tue valvitun Flamurin,
shenjtnue me gjak e bé,
Zgjonju nën rrasa të heshtuna,
ngrihnju me pa mjerim!
Ndihma e Arbënisë, e Pamposhtuna
ç’u ba?... Si drita u shkim !!...
Po a kurrë, thue, ma kurrë Virgjina
-me gjâmë kah thrret Shqipënia,-
S’do të ndrisë, si ndriti moteve
Përbrinjë Rozafës… M A R I A ?!
Tepër lënguem këso shtigjeve
Si fëmija mbetë pa nanë,
për né ma dritë nuk lëshuene
as hyj, as diell, as hanë
Po a kurrë, ma kurrë, s’do të ngrohemi?
Pa shpresë do të rrijmë e të presim?
Po a heshtun gjithmonë valleja
Do të ngeli, në terr kah dënesim?!
Jo, jo! Pse qiellëve të epëra
Zoti me dorë të vet
Ka shkrue: “ E Zojës asht Shkodra,
e, Zoja e Shkodrës së vet!”
Qé, ké ato mure të ndrituna,
-zemra m’a ndiën,- qé zani
i një populli në hov të galdimave,
Tue brohoritë: “O ngâni !...
Ktheu, N A N A !” O, ditë ma e bukra
që Arbënia prét, ago!
Nanë ktheju, e, në mburoje të hireve
Në fé shenjte na vëllazno!
Shkodër, 1927







All the contents on this site are copyrighted ©.