2009-07-27 15:49:53

Presidentët e Malit të Zi e të Shqipërisë, Vujanoviç e Topi përurojnë panairin e IX të librit shqip në Ulqin.


(27.7.2009 RV)Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, në krye të një delegacioni të Shqipërisë, shkoi sot në Mal të Zi, ku do të marrë pjesë në hapjen e Panairit IX të Librit Shqip, që zhvillohet në qytetin historik të Ulqinit.
Zyra e shtypit e Presidencës bëri të ditur se, me ftesë të Kryetarit të Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, Presidenti Topi, së bashku me homologun e tij, Presidentin malazez, Filip Vujanoviç, do të përurojnë ngritjen e siparit të këtij aktiviteti të rëndësishëm kulturor rajonal.
Panairi i Librit shqip të Ulqinit, i cili këtë viti mbërrin në edicionin e nëntë të tij, zhvillohet nën kujdesin e drejtëpërdrejtë të Kryetarit të Komunës, Gëzim Hajdinaga si dhe me mbështetjen e Ministrisë së të Drejtave dhe Pakicave Kombëtare të Malit të Zi.
Në këtë Panair gjejnë hapësirë kspozimi libra letrarë në prozë e në poezi, studime albanologjike, historike, enciklopedike, fjalorë me autorë dhe shtëpi të ndryshme botuese nga të gjitha trevat e populluara nga shqiptarët: nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, etj







All the contents on this site are copyrighted ©.