2009-07-27 11:58:55

Bekimi i Papës gjatë Engjëllit të Tënzot në Lë Kombë për të gjithë gjyshërit e botës, në festën e Shën Joakimit e Anës, gjyshërve të Jezusit.


(27.7.2009 RV)Benedikti XVI i ftoi besimtarët e pranishëm në Lë Kombë të Aostës gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot, të tërhiqen në heshtje për t’u lutur” edhe gjatë periudhës verore e të mos e harrojnë Zotin gjatë pushimeve”.
“Hyji - tha Papa duke iu drejtuar besimtarëve në gjuhën franceze pas lutjes së Engjëllit të Zotit - është gjithmonë i pranishëm afër jush e ju shoqëron”. Pastaj, në gjuhën angleze Papa iu uroj besimtarëve që pushimet “ të jenë periudhë e gëzimit të mëdha së bashku me familje e një periudhë e përtëritjes së thellë shpirtërore”.
Në ditën që kalendari i shenjtorëve, 26 korrik, përkujtoi prindërit e Zojës së Bekuar, Joakimin e Anën, “gjyshërit” e Jezusit, Benedikti XVI ia kushtoi angazhimin e tij të fundit publik të pushimeve malore “të gjithë gjyshërve të botës”. Këto figura, tha Papa, janë gjithnjë më vendimtarë për edukimin e të rinjve e këndej edhe për të ardhmen të njerëzimit. Gjyshërit gjithnjë e më tepër janë të thirrur të plotësojnë përherë e më shumë mungesën e prindërve në jetën e fëmijëve. “Festa e Shën Jaokimin e Anës - pohoi Benedikti XVI - na bënë të mendojmë në temën e edukimit, që ka një vend tejet të rëndësishëm në veprimtarinë baritore të Kishës. Në mënyrë të posaçme, festa e Shën Joakimit e Anës na fton të lutemi për gjyshërit, që në familje janë bartësit e shpesh edhe dëshmitarët e vlerave themelore të jetës. Detyra edukuese e gjyshërve është gjithnjë e më e rëndësishme - shtoi Papa - e bëhet gjithnjë më tepër, atëherë kur arsye të ndryshme, prindërit nuk janë në gjendje të sigurojnë praninë e tyre të nevojshme e të përshtatshme pranë fëmijëve, në moshën e rritjes së tyre”.







All the contents on this site are copyrighted ©.