2009-07-27 14:08:37

BE do ta shqyrtojë mundësinë e anëtarësimit të vendeve nga Ballkani, si Shqipëria


(27.7.2009 RV)Sot në Bruksel Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian diskutojnë për procesin e zgjerimit, veçanërisht për kandidaturën e Islandës për anëtarësim në BE. Karl Bilt, ministër i jashtëm i Suedisë, e cila aktualisht e kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, tha para takimit se për Islandën "mund të jetë një rrugë më e shkurtër, pasi ky vend tashmë është pjesë e tregut të përbashkët dhe e zonës Shengen". Më tutje Bilt theksoi se derisa të punohet me Islandën lidhur me procesin e pranimit, qeveritë e vendeve anëtare të BE së, nuk duhet t'i harrojnë vendet nga Ballkani, siç janë Serbia apo Shqipëria, që synojnë anëtarësim. Sot ministrat e jashtëm të BE-së pritet që ta përsërisin perspektivën për anëtarësim në BE të vendeve të Ballkanit dhe të theksojnë se do ta shqyrtojnë kërkesën e Shqipërisë për pranim, pasi të kompletohen procedurat e saj të zgjedhjeve.








All the contents on this site are copyrighted ©.