2009-07-25 15:23:49

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 17-të “B”. Zoti e shumëzon bukën e ne duhet ta ndajmë bashkë me të tjerët.


(25.7.2009 RV)RealAudioMP3 Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, Kësaj herët do të lexojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të Liturgjisë Hyjnore të dielës së 17-të gjatë vitit kishtar të ciklit të dytë, sipas kalendarit liturgjik. Edhe këtë të diele kthehet tema e bukës së bashku me temën e përndjekjes e të fitores së atij që mbahet si i ligsht para të fuqishmëve e pushtetshmëve të botës.
Meditimi ynë mbi Fjalën e Zotit të kësaj së diele niset nga skena e ikjes së Elisë nga përndjekjet e mbretëreshës Gezabela (2Mbr 4,42-44). Elia është i lodhur, ndjehen i vetmuar, dëshiron ta mbyll misionin e tij tokësor e megjithëkëtë shkon drejt rrënjës së historisë së popullit të vet, drejt Horebit, malit të shenjtë ku Zoti i pati folur Moisiut. Atje Zoti e thërret e i ofron bukën që do t’i japë forcë për të vazhduar udhën.
Në pjesën e Ungjillit të kësaj së diele, Gjoni e vijon temën e bukës në debatin ndërmjet Jezusit e bashkëbiseduesve të vet, të cilët kërkojnë zgjidhjen e problemeve të tyre duke shpresuar të vazhdojë mrekullia e shumëzimit të bukëve.
Jezusi ofron një bukë tjetër, një ushqim për të vijuar udhën e misionit e për t’i shërbyer Mbretërisë së Atit. Bashkëbiseduesit mendojnë në manën, bukën e shkretëtirës, Jezusi mendon në Bukën Qiellore që është personalisht Ai, i zbritur nga qielli. Ai është i dërguari i Atit, si bukë e gjallë për të gjithë ne.
Leximet biblike të kësaj së diele na flasin për përdëllimin që Zoti ka kurdoherë për njeriun, e sidomos për njeriun në nevojë. Zoti ynë nuk ka vdekur, as nuk është Zot që lë pas dore krijesën e Tij. Po është Hyj At që kujdeset shumë për ne në çdo kohë e moment. E këtë na porosit të bëjmë ndaj tjerëve edhe ne.
Jezusi, përmes mrekullisë së shumëzimit të bukëve, na tregon e varfërinë e madhe shpirtërore që kemi, mund ta plotësojë vetëm Ai dhe na thërret të bashkëpunojmë me Të në ndërtimin e Mbretërisë së Atit përmes gjesteve të thjeshta, gjesteve të vogla sikur tregon shembulli i një djali të pa emër i cili i dhuroi ato pak bukë e peshqi që pati, e nga gjesti i tij Jezusi e nisi mrekullinë e shumëzimit të bukëve duke shuar urinë e turmës së njerëzve.
Leximi i parë nga Libri i Dytë i Mbretërve: në pjesën e dytë të Librit të Mbretërve kushtuar Eliezut profet, gjemë mrekullinë e shumëzimit të bukëve që paraprijnë e kujton atë më të rëndësishme e më domethënëse që Jezusi do të bëjë në dobi të turmës së popullit që e pati ndjekur për ta dëgjuar.
Leximi dytë e kësaj së diele nga Letra e Shën Palit drejtuar Efezianëve: Pali i nxit Efezianët ta ruajnë bashkimin në dashuri, përmes sjelljeve e veprave të frymëzuara nga përvujtëria, butësia, mirësia e durimi i anasjellët.
Në pjesën e Ungjillit të kësaj së diele marrë nga Gjoni, kemi tregimin mbi mrekullinë e shumëzimit të bukëve që Jezusi e bëri për turmën e popullit të uritur për shpëtimin e të etur për fjalën e tij. Jezusi pasi kënaqi nevojat e kërkuara të shpirtit, vetvetiu interesohet për nevojën trupore të turmës. Në realizimin e shenjës së mrekullueshme, për ne të krishterët e të gjitha shekujve është e natyrshme të shohim paralajmërimin e pranisë së Krishtit-Bukë, Eukaristinë tonë ushqim për jetën e amshuar.
E tani t’i dëgjojmë leximet biblike të kësaj së diele nga 2Mbr 4,42-44; Ef 4,1-6; Gjn 6,1-15 e pastaj do ta dëgjojmë homelinë nga prifti shqiptar dom Lush Gjergji…RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.