2009-07-24 17:44:12

E Lumja Nene Tereze:"Me gjak jam shqiptare..zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit"


(24.7.2009 RV)Përfundimisht merr fund debati mbi përkatësinë kombëtare të së Lumes Nënë Terezë, Gonxhe Bojaxhiut. Siç dihet, prej vitesh në nivelin ndërkombëtar e atë shqiptar është diskutuar, madje edhe ashpër, me vend e pa vend, rreth identitetin etnik e përkatësisë kombëtare të së Lumes Nënë Terezë, Gonxhe Bojaxhiut. Ndoshta, diskutimi më i gjallë qe ai që bë ndërmjet botës shqiptare e botës maqedonase, e jo vetëm.
Pa u ndal në hollësira e pa u thelluar në historinë dhe biografinë e të Lumes Nënë Terezë Bojaxhiu, po kthehemi pohimit të parë: përfundimit të debatit mbi kombësinë e kësaj figure madhore. Duket shtuar se pas përurimit të “Shtëpisë së Nënë Terezës” në Shkup, ndërtuar me vullnetin e shtetit të Maqedonisë, që ngjalli edhe reagime e mospajtime, kohëve të fundit, në këtë shtëpi-muze kushtuar Nënë Terezës, qeveria e Shkupit ka vendosur edhe njërin ndër pohimet e pakta që personalisht Gonxhe Bojaxhiu pati deklaruar me shkrim mbi çështjen e përkatësisë së saj kombëtare.
Është fjala për pohimin e së Lumes Nënë Terezë, bërë me rastin e marrjes së Çmimit Nobel për Paqe në vitin 1979, në Osllo. Me atë rast Nënë Tereza pati thënë:
"By blood, I am Albanian. By citizenship, as Indian. By faith, I am a catholic nun. As to my calling, I belong to the world. As to my heart, I belong entirely to the Heart of Jesus."
"Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit".
Po ky pohim i Nënë Terezës është botuar edhe në faqen e parë të librit të vogël të kremtimit liturgjik të ceremonisë së Lumnimit të saj që u mbajt në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan nga Papa Gjon Pali II më 19 tetor të vitit 2003. E mendojmë se me këtë botim sanksionohej de facto e de jure përfundimisht debati në fjalë. Kështu edhe Maqedonia i ka dhënë fund kësaj çështje sikur na njofton nga Prishtina Rabie Ibraj, ta dëgjojmë....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.