2009-07-23 19:15:33

Sejdiu: keqardhje për përjashtimin e Kosovës në vendimet e KE për lirimin nga vizat


(23.7.2009 RV)Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu ka kritikuar vendimin e Komisionit Evropian, i cili ka propozuar liberalizimin e vizave vetëm për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi, por jo për Kosovën. Në një intervistë për gazetat gjermane,kreu i Kosovës shprehu keqardhjen për përjashtimin e vendit nga procesi i liberalizimit të vizave. “Me të vërtetë është për keqardhje që Kosova është përjashtuar nga procesi i liberalizimit të vizave. Mendoj se ekziston mundësia që edhe ne të përfshihemi në këtë proces. Edhe pse jemi një shtet i ri, ne kemi arritur t’i vendosim kornizat ligjore të cilat u përgjigjen standardeve evropiane të BE-së dhe përpjekjet tona në këtë kuptim po vazhdojnë” u shpreh Sejdiu.







All the contents on this site are copyrighted ©.