2009-07-23 17:41:26

Papa e siguron për afërsinë Korazon Akuinon, shtruar në spital me sëmundjen e kancerit.


(23.07.2009 RV)Benedikti XVI i shprehu afërsinë e tij shpirtërore ish-presidentes së Filipineve, Korazon Akuino, aktualisht e shtruar në spital, në Manila, për shkak të një kanceri në zorrë. Përmes nunciaturës apostolike të Manilës, Papa e siguroi ish-kryetaren e shtetit se lutet për shëndetin e saj, duke sqaruar se u njoftua për sëmundjen nga kardinali Bertone, sekretar i Shtetit të Vatikanit.
Zonja Akuino u ngushëllua shumë nga fjalët e Atit të Shenjtë.
Kori Akuino, 76 vjeçare, ka qenë presidente e vendit aziatik nga viti 1986 deri në vitin 1992. Mbeti në histori si gruaja e parë që drejtoi një shtet aziatik e që i solli vendit të vet dhuratën e demokracisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.