2009-07-22 19:40:05

Procesi ri me 5 gusht për vrasjen e Politkovskaja


(22.7.2009 RV)Gati tri vjet pas vrasjes brutale të gazetares ruse Anna Politkovskaja në tetor të vitit 2007, një proces i ri mbi këtë vrasje është caktuar të fillojë më 5 gusht. Me 25 qershor të vitit të kaluar, gjyqi i lartë rus pati urdhëruar një proces të ri gjyqësor ndaj katër të pandehurve, të cilët në shkallën e parë të gjyqit, më 19 shkurt, qenë liruar nga akuzat. Në procesin, dy vëllezërit çeçen Dzhabrail e Ibragim Makhmudov qenë akuzuar për vrasje dhe një ish funksionar policie, Sergei Khadzhikurbanov, për ndihmën dhënë vrasësit për të ikur.
Edhe personi i katër, agjenti i Fsb Pavel Ryaguzov, i akuzuar për furnizimin e vrasësit me adresë të Politkovskaja, qe liruar në një proces të veçantë. Lajmi për hapjen e procesit të ri, u bë i ditur një javë nga vrasja e Natalia Estemirova e cila, ashtu si Politkovskaja, pati denoncuar krimet ruse që janë bërë kundër civilëve në Çeçeni.







All the contents on this site are copyrighted ©.