2009-07-22 19:41:32

Presidenti amerikan Obama takohet sot në Uashington me kryeministrin e Irakut, Al Maliki.


(22.7.2009 RV)Takimi realizohet pas disa atentateve që shkaktuan vdekjen e dhjetëra njerëzve e plagosjen e shumë të tjerëve. Një nga qëllimet e vizitës së kryeministrit Al Maliki në Shtetet e Bashkuara, është të bindë investitorët e pasur amerikanë se Iraku është vend tërheqës për biznes. Megjithatë, sulmet e vazhdueshme por me një ritëm relativisht më të ulët, si dhe shqetësimet amerikane se pajtimi mes fraksioneve të ndryshme të Irakut nuk është duke lëvizur shpejtë, mund të zbehin përpjekjet e kryeministrit Al Maliki në këtë drejtim.







All the contents on this site are copyrighted ©.